Leximi i urtësive nga popujt e ndryshëm e ushqen mendjen rregullisht çdo ditë. Për lexuesit tanë kemi zgjedhur thëniet më të bukura nga Orienti.
Një shok që nuk të bën mirë është si një armik që nuk të bën keq.
Një armik i mençur është më i mirë se një mik budalla.
Njeriu më i pafuqishëm është ai që nuk gjen shokë, e më i pafuqishëm se ky, është ai që i humb ata.
Zoti do t’ia shtojë krenarinë atij, i cili është falës zemërgjerë, dhe do ta ngrejë atë njeri, i cili është i thjeshtë.
Vetëpërmbajtja është varri i të metave.
Virtyti më i parë shtë ruajtja e gjuhës.
Zemërimi fik dritën e mendjes.
Zemra është libri i syrit.
Ziliqari kujton se mirësia e cila do të largohet prej teje do t’i shkojë atij.
Unë i urrej pjesëtarët e një familjeje, të cilët ushqimin e një jave e konsumojnë për një ditë.
Ushqeje zemrën me edukatë, ashtu siç i hedh zjarrit dru.
Vdekja e njeriut të nderhsëm është rehati për të, ndërsa vdekja e njeriut të keq është rehati për të tjerët.
Vepruesi i së mirës është më i mirë se ajo, ndërsa vepruesi i së keqes është më i keq se ajo.
Të fshehtat e tua i di Zoti dhe komshiu yt.
Të fortët i mund trupi, të dobtit i mund frika.
Të gjithë janë barinj, çdo njëri do të pyetet për kopenë e tij.
Të jesh i pasur në kurbet është njësoj sikur je në vendin tënd, e të jesh i varfër në vendin tënd është njësoj sikur je në kurbet.
Të lëvizësh është bereqet, të rrish në vend është shkatërrim.
Të kërkosh diçka nga koprraci, është njësoj si t’i kërkosh qenit të të japë kockën.
Të pendohem kur fal, është më e mirë sesa të pendohem kur ndëshkoj.
Të parin që duhet të mëshirosh është ai që ke mundësi ta ndëshkosh.
Ti gënjen, shpërblim për ty do jetë, që kur të thuash të vërtetën nuk do të besojnë më.
Shoqërohu me njerëzit e mirë të jesh prej tyre, largohu prej të këqijave që të shpëtosh prej tyre.
Shpresoni vetëm prej Zotit tuaj, frikësojuni mëkatit tuaj, nëse diçka nuk e di mos ki turp të thuash nuk e di, e nëse nuk e di, mësoje atë.
Shqetësimi për atë që kaloi është humbje kohe.
Shtëpia që nuk njeh miq është varrezë e banorëve të saj.
Të afërmit kanë nevojë për dashuri, dashuria nuk ka nevojë për të afërm.
Ta dëbosh njeriun nga atdheu i tij është dënim.
Sjelljet e mira janë veshje që nuk vjetërohen.
S’ka shpatë më të rrezikshme për njeriun, se sa lakmia për vete, s’ka mburojë më të sigurt sesa sinqeriteti.
Qeveria që ngrihet mbi baza të kota, jeton një javë, ndërsa ajo që ngrihet mbi baza të vërteta, jeton deri në orën e fundit.
Risku është kështu, atë që e kërkon dhe ai që të kërkon, nëse nuk i shkon atëherë vjen vetë.
Do të më kujtosh kur të provosh një tjetër, dhe do ta kuptosh se unë jam shoku më i mirë.
Pranoje këshillën si të vijë, por paraqite atë në formën më të mirë.
Premtimi është fytyra, mbajtja e tij është zbukurimi i saj.
Premtimi pa veprim është armiqësi pa shkak.
Për çdo diell, ka perëndim.
Përkushtimi me të metat e të tjerëve është e meta më e madhe.
Përulu para nënës tënde dhe lumturoje sepse të sillesh me të keq është mëkat i madh.
Njeriu planifikon, Zoti vendos.
Njeriu varet nga dy gjëra, zemra dhe gjuha e tij.
Një shok që nuk të bën mirë është si një armik që nuk të bën keq.
O njeri, ajo të cilën e ke fituar mbi nevojën tënde, e ruan për dikë tjetër. Bujaria është virtyt, koprracia është poshtërim.
Padrejtësia ka vetëm dorë ajo nuk ka zemër.
Padrejtësia më e keqe është ajo që bëhet ndaj të dobëtit.
Padrejtësia ndaj të afërmve është më e keqe se sa goditja me shpatë.
Pakësoje të ngrënët që të falenderosh gjumin.
Njeriu më i keq është ai që më lavdëron kur më takon, ndërsa kur largohet më shan.
Njeriu nuk do të jetë i sinqertë në fjalët e tij derisa t’i vërtetojë ato me vepra.