Sylvia Plath (1932 – 1963) ishte një poete dhe romanciere e admiruar amerikane.
Veprat e saj eksplorojnë tema të tilla si vetja, vdekja dhe natyra, dhe janë të lidhura ngushtë me përvojën e saj personale.
Talenti i saj i jashtëzakonshëm e lejoi atë të merrte pjesë dhe të fitonte një sërë konkursesh letrare, dhe më vonë të bëhej një autore e njohur për vepra të tilla si Daddy, Lady Lazarus dhe The Bell Jar.
Sylvia u përpoq të luftonte demonët e saj të brendshëm – ajo u martua nga dashuria, pati dy fëmijë dhe vazhdoi të shkruante ndërsa kishte një punë me kohë të plotë. Megjithatë, depresioni i saj u kthye pasi martesa e saj kishte përfunduar.
Këtu kemi sjellë një koleksion me citate të Sylvia Plath që janë të dhimbshme dhe të shkëlqyera në të njëjtën kohë.
Kur i jep dikujt gjithë zemrën tënde dhe ai nuk e dëshiron, nuk mund ta marrësh mbrapsht. Ka ikur përgjithmonë.
Unë dua të jetoj dhe të ndjej të gjitha nuancat, tonet dhe variacionet e përvojës mendore dhe fizike të mundshme në jetën time. Dhe unë jam tmerrësisht e kufizuar.
Nëse nuk prisni asgjë nga dikush, nuk do zhgënjeheni kurrë.
Unë kam zgjedhjen të jem vazhdimisht aktive dhe e lumtur ose pasive dhe e trishtuar në mënyrë introspektive. Ose mund të çmendem duke bërë rikoshet në mes.
Mbani mend, mbani mend, kjo është tani, dhe tani, dhe tani. Jetoje, ndjeje, kapu pas tij. Unë dua të bëhem plotësisht e vetëdijshme për gjithçka që kam marrë si të mirëqenë.
Ndoshta kur e gjejmë veten duke dashur gjithçka, kjo ndodh sepse jemi rrezikshëm afër të mos dëshirojmë asgjë.
Ju duhet të jeni në gjendje të krijoni një jetë të vërtetë krijuese për veten tuaj, përpara se të prisni që dikush tjetër të sigurojë një të gatshme për ju.
Ajo që më tmerron më shumë është ideja e të qenit e padobishme: e arsimuar mirë, me brilancë premtuese dhe e zbehur në një moshë të mesme indiferente.
Gjëja më e vështirë është të jetosh pasurisht në të tashmen pa e lënë të njolloset nga frika për të ardhmen ose keqardhja për të shkuarën.
Heshtja më dëshpëroi. Nuk ishte heshtja e heshtjes. Ishte vetë heshtja ime.
Më pëlqejnë njerëzit shumë ose aspak. Më duhet të zbres thellë, të lidhem me njerëz, t’i njoh vërtet ata.
Çfarë bënin gishtat e mi para se ta mbanin atë.
Unë e di shumë mirë se çfarë më pëlqen dhe çfarë nuk më pëlqen; por të lutem, mos më pyet kush jam.
Duhet të ketë mjaft gjëra që një banjë e nxehtë nuk do t’i shërojë, por unë nuk di shumë prej tyre.
Pse nuk mund të provoj jetë të ndryshme, si fustanet, për të parë se cila më përshtatet dhe që më jetohet më shumë?
Dhe këtu është gabimi i ekzistencës: ideja se dikush mund të jetë i lumtur përgjithmonë dhe të plaket me një situatë të caktuar ose një seri arritjesh.
Edhe unë dua të jem e rëndësishme. Duke qenë ndryshe ama. Këto vajza janë të gjitha njësoj.
Dhe meqë ra fjala, gjithçka në jetë mund të shkruhet nëse keni guximin për ta bërë atë. Armiku më i keq i krijimtarisë është vetëdyshimi.
Më duhet të kapërcej hendekun midis shkëlqimit të adoleshencës dhe shkëlqimit të maturisë.
Mund të mos jem kurrë e lumtur, por sonte jam e kënaqur.