Theren me thikë dy persona në Prishtinë

Prishtinë | 11 Nën 2024 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë therur me thikë pas një një përleshje në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Ekonomia Online se një person është arrestuar dhe kanë nisur hetimet për rastin.

“Sot rreth orës  13 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.l

Të ngjashme