Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se Parlamenti do të votojë rreth marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Europian më së voni deri më 12 mars.
Ajo ka thënë para gazetarëve gjatë rrugës për në Egjipt se bisedimet me Bashkimin Europian janë ende duke u zhvilluar, shkruan Euronews.
“Ne nuk do të votojmë në Parlament në këtë jave, por ne do të sigurohemi që kjo të ndodhë deri më 12 mars të këtij viti”.
“Është ende brenda mundësive që të largohemi nga BE-ja me një marrëveshje dhe në këtë drejtim jemi duke punuar”.