Sot rreth orës 14:30 është raportuar për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.
Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës tha për Ekonomia Online se për rastin janë informuar nga Qendra e Mjekësisë familjare.
“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Flora Ahmeti për Ekonomia Online