Theret një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Podujevë, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur nga therja me thikë.

Rastin për Ekonomia Online ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar një rast therje me thikë që ka ndodhur në rrugën 19 Qershori në Podujevë, ku nga arma e ftohtë (thikë) lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull A.B i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar J.B 18 vjeç, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme