Theri me thikë një person, arrestohet i mituri në Lipjan

Prishtinë | 22 Shk 2026 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është arrestuar në Shalë të Lipjan pasi theri me thikë një person.

Policia e Kosovës në raporton 24 orësh njofton se viktima është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Klankosova.tv

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.

Hetimet janë duke vazhduar në lidhje me këtë rast.

Të ngjashme