Therje me thikë në Prishtinë, arrestohen dy persona

| 30 Maj 2021 | 09:22 | Nga

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Zija Shemsiu.

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi kanë sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte.

Të ngjashme