Thirrja e mërgimtarëve për Kosovë më të mirë

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

“Ma bre nanë, mos ban kështu”, thotë një djalë teksa mundohet të largohet nga përqafimi i fortë i së ëmës. Largon shikimin nga ajo për t’i fshehur sytë e mbushur me lot. Kap valixhen në njërën dorë dhe i drejtohet porteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për të marrë rrugën drejt Gjermanisë.

Pasi bën disa hapa, kthen kokën tinëz që ta shohë sërish nënën, e cila nuk ia hiqte shikimin, ndërsa qëndronte jashtë hyrjes së aeroportit, para së cilës edhe familjarë të tjerë po prisnin dhe përcillnin të afërmit.

Ata që po largohen nga portet në anën e djathtë të aeroportit, po përqafojnë me mall njëri-tjetrin me shpresë që takimi i radhës të jetë i shpejtë dhe për gëzime.

Ndërkohë, të tjerë qytetarë me padurim po prisnin të afërmit që duhej të zbrisnin nga aeroplani.

Mërgimtarët shfrytëzojnë çdo mundësi, gjatë dhe jashtë sezonit që të vijnë në vendlindje. Malli për vendin dhe familjarët janë arsyet që i shtyn ata që me gjithë koston e shtrenjtë të vijnë në Kosovë.

Disa prej tyre, përveç lidhjeve familjare, kanë hapur edhe biznese këtu. Paratë e fituara atje për vite, thonë se i kanë investuar në Kosovë. Por jo të gjithë janë të entuziazmuar të kthehen për të jetuar.

Shkak për këtë i përmendin arsimin e dobët dhe shëndetësinë. Presin që Qeveria e ardhshme të bëjë ndryshime, në mënyrë që vendi të zhvillohet dhe t’i afrohet standardit të vendeve të Bashkimit Evropian.

Vendet e perëndimit janë edhe referencë për atë se si do të duhej të ishte Kosova.

Fitojnë në mërgatë, investojnë në Kosovë

Serxhan Rexhepi nga Peja ka 29 vjet që je- ton në Gjermani. Thotë se ishte vetëm dy vjet kur është larguar nga Kosova, por malli për vendin nuk i është shuar asnjëherë.

Edhe pse tani e gjithë familja e tij jeton në Gjermani dhe nuk kanë familjarë këtu, ai thotë se vijnë 5-6 herë brenda vitit..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme