Thirrje për kujdes të shtuar nesër nga temperaturat e larta

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 15:35 | Nga

Sipas parashikimeve të motit nesër (e shtunë) pritet që temperaturat në kryeqyteti të jenë shumë të larta.

Andaj komuna e Prishtinës, apelon te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

“Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare. Apelojmë gjithashtu që gjatë ditës së nesërme të konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta”, thuhet në apelin e Komunës së Prishtinës.

Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësve, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Gjithashtu ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente do të jenë në gatishmëri të plotë dhe luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen në këto qendra.

“Gjithashtu, thërrasim qytetarët dhe bizneset që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale”, thuhet më tej në apel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme