Thyhet Selia e PDK-së në Therandë

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Sot në orët e mëngjesit është gjetur e thyer dera e Zyrës së Degës së PDK-së në Therandë.

Menjëherë është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për rastin.

Gjithashtu nga vendi i ngjarjes janë marrë nga policia në cilësinë e provave disa materiale me të cilat po merren organet e hetuesisë.

“Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që ndodh thyerja e Selisë sonë në Therandë, prandaj ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Therandë.

https://www.facebook.com/PdkdeganeTherande/videos/2632586096819259/?t=1

Fotografia e PDK - Dega Therandë

Fotografia e PDK - Dega Therandë
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme