Thyhet sërish vetura e Fatos Lubonjës

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja është goditur teksa ndodhej e parkuar.

Mësohet se makina e Lubonjës ishte parkuar në zonën e qendrës pranë banesës së tij ku edhe është goditur.

Automjeti është goditur me mjete të forta, duke e dëmtuar rëndë.

Ka qenë vetë Lubonja që ka bërë denoncim në polici për dëmtimin e makinës, njofton Abc News.

Kjo është hera e dytë që goditet mjeti në pronësi të analistit.

Hera e parë përkon me datën 1 korrik të vitit që lamë pas.

Autori u arrestua nga Policia dhe u dënua nga gjykata me burg, ka shprehur urrejtje ndaj Lubonjës për qëndrimet e tij publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme