Kështu arsyetoheshin në zgjedhjet e fundit ata që votuan VV-në e që nuk ishin pak, por nuk kishin shumë inat, as paragjykim me të tjerët që kishin qeverisur Kosovën.
Ky arsyetim e ky shpjegim në atë kohë dukej diçka racionale e thonë diqysh lezëm, diqysh si pa sherr.
Tash a ka logjikë të mendohet prapë kështu, para zgjedhjeve të shkurtit “t’i provojmë edhe një herë këta të rinjtë”.
Besoj se qe pesë vite i provuam dhe thjesht i pamë çka është punë e tyre.
Vota e djeshme për VV-në pa inat por me shpresë, u dogj në këto pesë vite. Dhe mirë që është kështu.