Tifozët bojkotojnë Dortmundin

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 17:20 | Nga

Njëri nga grupet më të mëdha dhe të organizuara të tifozëve në botë “Muri i verdhë” sonte nuk do të vijë në Westfalen.

Kjo për shkak se tifozët e Borussia Dortmund janë kundër zhvillimit të ndeshjeve ditën e hënë.

“Respektojmë protestën. Secili pa problem mund të shpreh mendimin e vet, por duhet të përkujtojmë se kemi detyrime për t’iu përmbajtur kontratave të caktuara, i cili në këtë rast do të zgjasë deri në vitin 2021”, tha Hans Joachim Vacke, drejtor i përgjithshëm i Borussia, duke aluduar në dekretin e Bundesligës, e cila për shkak të të drejtave televizive ka zhvendosur këtë ndeshje për ditën e hënë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme