Tifozët e Milanit fyejnë Donnarumman dhe vëllain e tij

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 09:11 | Nga

​Tifozët kryesor të Milanit, Curva Sud janë të lodhur me Gianluigi Donnarumma dhe ata për herë të dytë këtë sezon kanë humbur durimin me të.

Para ndeshjes me Verona në Coppa Italia, tifozët Curva Sud të Milanit kishin përgatitur një pllakate për portierin Donnaruma.

Ata thonë se kanë humbur durimin me lojtarin, i cili kërkon të largohet gjatë janarit për të kaluar në PSG.

“Dhunë morale e 6 milionë eurove në vit dhe blerja e vëllait parazit? Tani është koha të shkosh, durimi ka marrë fund!”, thuhej në pllakatën e tifozëve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme