Tifozët përmes peticionit kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Angli-Danimarkë

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Fitorja e diskutueshme e Anglisë përballë Danimarkës 2-1 në gjysmëfinalen e Euro 2020 ka bërë shumë tifozë, përveç atyre anglezë, që të tërbohen me vendimin e gjyqtarit Danny Makkelie.

Gjyqtari Makkelie vendosi të akordonte penallti në minutën e 104-të kur Raheem Sterling u rrëzua në zonë pas një kontakti të lehtë me Joakim Maehlen.

Harry Kane realizoi pas topit të kthyer nga Kasper Schmeichel për ta dërguar Anglinë për herë të parë në finalen e një Evropiane.

Vendimi i gjyqtarit holandez nuk i prit mirë nga tifozët danezë dhe ata neutral.

Kësisoj, një nga tifozët përmes platformës ‘’change.org’’ ka vendosur të nis një peticion për përsëritjen e kësaj ndeshje.

Peticioni i nisur disa orë më herët deri tani ka mbledhur mijëra nënshkrime.

Edhe tifozët francezë përmes një mënyre të ngjashme kërkuan përsëritjen e ndeshjes Francë – Zvicër në raundin e 16 më të mirave në Euro 2020.

Peticioni që mblodhi mbi 300 mijë nënshkrime, megjithatë nuk ndryshoi asgjë.

Të ngjashme