Tirana shpallet kryeqyteti evropian i rinisë, mundi pesë qytete kandidate

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Tirana ka triumfuar në Amiens të Francës, ku mes pesë qyteteve kandidate, u shpall zyrtarisht si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.

Kryeministri Edi Rama me anë të një shkrimi në Facebook këtë e konsideroi një lajm të bukur.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e bukur që Tirana është përzgjedhur të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, ju uroj një të diele të qetë”, ka shkruar Rama.

Tirana u vlerësua për fokusin që ka pasur tek të rinjtë, duke filluar nga ata më të vegjlit me çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lodrave e deri te studentët me rikonstruksionin e konvikteve, apo krijimin e një sërë lehtësirave që ofron tashmë karta e studentit e kthyer në një realitet.

Nga dhjetëra qytete të Evropës që aplikuan, mes pesë qyteteve finaliste ishte renditur edhe Tirana, krahas Kazanit (Rusi), Poznań (Poloni), Varaždin (Kroaci) dhe Baia Mare (Rumani), shkruan Telegrafi.

Qytetet finaliste për EYC 2022 u përzgjodhën nga një panel i pavarur si Parlamenti Evropian, Komiteti i Rajoneve, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, etj.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme