Tiranë, digjen dy automjete, zjarrvënia e qëllimshme

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 15:00 | Nga

Dy automjete u dogjën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Tiranë.

Policia e kryeqytetit njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 në rrugën “Shefqet Kuka” dhe nga hetimet paraprake të kryera dhe konsultimit me ekspertët e zjarrfikëses dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Një automjet tip “Mercedes Benz” është djegur plotësisht, ndërsa flakët janë përhapur edhe në një taksi të parkuar ngjitur. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, shkruan TCH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme