Tiranë, thikë në vetull shoqes së klasës gjatë orës së mësimit

Tiranë | 22 Jan 2018 | 15:27 | Nga

Një orë mësimi në gjimnazin “Eqerem Çabej” në Tiranë gati u kthye në tragjedi. Në orën e tretë të mësimit, në lëndën e Informatikës, dy djem kanë nisur të zihen me njëri-tjetrin.

Xhejms Gjura u zu me shokun e klasës Franko Rrapi, të cilin më pas e kërcënoi duke nxjerrë thikën.

Mes kaosit të krijuar, mësuesja është kërcënuar nga nxënësi gjatë ndërhyrjes për t’i ndarë të rinjtë. Këtë guxim e ka marrë edhe një vajzë 16-vjeçare që ndërhyri fizikisht për t’i ndarë shokët.

Por ajo përfundoi e plagosur, pasi u godit aksidentalisht me thikë në vetull nga shoku i klasës.

E plagosura J.S mori mjekim dhe është jashtë rrezikut.

Xhejms Gjura është larguar me thikë, e po ashtu ka kërcënuar edhe rojën e shkollës, i cili është përpjekur ta ndalonte.

Drejtoria e Shkollës reagoi për ngjarjen, duke deklaruar se ka përjashtuar nga shkolla të dy nxënësit, kjo të paktën deri në sqarimin e plotë të asaj që ndodhi në klasë, edhe nga organet ligjzbatuese që kanë nisur hetimin për ngjarjen.

Të ngjashme