Mëngjesin e kësaj të diele, një punonjës policie ka humbur jetën në një aksident rrugor, në autostradën Lezhë-Shkodër.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se polici me inicialet L. N., udhëtonte i vetëm.
Ndërkohë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në afërsi të kryqëzimit të Kallmetit. Mësohet se grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.