Ekonomia Online
FUNDIT

Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tek vendi i njejtë ku gjetën vdekjen 2 shtetaset shqiptare

Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tek vendi i njejtë ku gjetën vdekjen 2 shtetaset shqiptare

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, pikërisht në vendin ku të premten kanë gjetur vdekjen dy gra shtetase shqiptare, sot ka ndodhur edhe një aksident tjetër. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Kransiqi ka thënë se dy persona janë lënduar. “Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 […]

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Kransiqi ka thënë se dy persona janë lënduar.

“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi

Të ngjashme