Togo thotë se ka tërhequr njohjen e Kosovës, këtë e kumton nga Serbia ministri i njëjtë që njoftoi për njohje në 2014

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, ka thënë se shteti i tij, Togo, ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Dussey në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë së njohja është tërhequr përfundimisht.

“Më vjen mirë që përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare”, tha Dussey duke i shprehur mbështetje homologut të tij, Daçiq.

Ndërkaq, vetë Dussey, në 2014 kishte njoftuar kryediplomatin e atëhershëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, që Togo e njeh Kosovës, kështu duke qenë shteti i 107 që kishte njohur Republikën e Kosovës.

“Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, së shpejti pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë të cilës do të nënshkruhet edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve”, thuhej në njoftimin e MPJ-së.

Të ngjashme