Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të jetë pjesë e mediave lidhur me aktivitetet e tij.
Jo pak herë, ai është bërë pjesë edhe e mediave rozë, kur në pah bie jeta e tij familjare jashtë politikës.
Ka qenë së fundmi bashkëshortja e tij, prezantuesja e lajmeve në RTK, Anita Haradinaj, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, një fotografi të familjes.
Kryeministri së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët, dukeshin mjaft të lumtur në këtë portret familjar.
https://www.instagram.com/p/BeV15_WlMuG/?taken-by=amucaj
“Na, tok së bashku”, ka qenë përshkrimi që moderatorja Muçaj-Haradinaj ka lënë në fotografinë në fjalë.
Me gjithë angazhimet e shumta si kryeministër, Anita është shprehur se janë më të rralla rastet kur ata mblidhen të gjithë së bashku, megjithatë Ramushi mundohet prapë të gjejë kohën e duhur për t’iu dedikuar familjes.