Në mesin e milionerëve që ka Kosova hyn edhe Agim Bahtiri. Vetëm një tokë bujqësore që Bahtiri ka në pronësi kushton më shumë se 6 milionë euro. Bahtiri ka në pronësi edhe katër shtëpi të tjera, dhe një veturë. Por, ka edhe një kredi në vlerë 450 mijë euro.
I pari i Komunës së Mitrovicës në Agjencinë Kundërr Korrupsionit ka deklaruar se ka në pronësi një tokë bujqësore në vlerë prej 6 milionë e 200 mijë euro, të cilën e ka trashëguar nga prindërit. Ai ka në pronësi edhe katër shtëpi të tjera, vlera e të cilave shkon në rmë shumë se 1 milionë euro.
Bahtiri ka edhe një veture Audi Q7, vlera e së cilës sillet rreth 10 mijë euro.
Ai ka edhe detyrime financiare, por edhe para të gatshme. 10 mijë euro është shuma e parave që ai ka kursyer, derisa vlera e kredisë që ai ka marrë për blerjen e shtëpisë është 450 mijë euro.
Të hyrat vjetore të tij sillen rreth 18 mijë euro, derisa fëmijet e tij marrin në vit 336 mijë euro.