Hetimet për rastin e rrethanave të vdekjes së ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, që nga sot do t’i zhvillojë Prokuroria Speciale e Kosovës.
Lënda është marrë nga Prokuroria e Prizrenit dhe hetimet për të njëjtën do të vazhdojnë nga Prishtina.
Pas këtij vendimi ka reaguar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.
Gashi thotë se ata që janë përfshirë në rastin “Dehari” do të ndiqen penalisht. Madje ai thekson se as hetuesit dhe as ata që e qëllimisht e ndryshuan kahjen e hetimit të lëndës, nuk do të kenë qasje në lëndën e Astrit Deharit.
“Ngadalë por sigurt të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo mënyre në vrasjen e Astrit Deharit, shtytjen për vrasje, fshehjen e vrasjes, do të ndiqen penalisht. Rasti ma nuk është në prokurorinë në Prizren dhe as hetuesit që e ndryshuan qëllimisht kahjen e hetimit nuk do të kenë më qasje në lëndën e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.! Qe u vra për arsye politike”, shkruan Gashi.