Topalli: Fakti se ekziston një ditar i Astritit dhe nëna e tij s’e ka lexuar, shoh se pushteti diçka po fsheh

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeinspektori që u shkarkua para disa ditësh nga Ministria e Drejtësisë për çështjen Dehari, Ylber Topalli është rrëfyer në gjerësi për herë të parë për rastin e Astrit Deharit.

Ai ishte shprehur se Astrit Dehari kishte tentuar vetëvrasjen “njëherë” përmes bicave të rrojës.

“Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxon me pasë bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opinioni duhet ta dijë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardhë kohë pas kohe me shiku, ose duhet të qëndroj dikush brenda,” – u shpreh Topalli në rrëfimin e djeshëm në RTV Dukagjini.

Por, Topalli foli edhe për ditarin e Astrit Deharit për të cilin e akuzoi avokatin Tomë Gashin që nuk ia kishte dhënë ta lexonte nënës së tij.

“Fakti se ekziston një ditar i Astritit, siç ka thënë avokati familjes Dehari, Tomë Gashi, dhe nëna e Astritit s’e ka lexuar, unë e shoh se pushteti diçka po fsheh”, shtoi Topalli.

Të ngjashme