Totaj: Fondi milionësh për start-up bizneset nga të rinjtë dhe gratë

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga kryetari Memli Krasniqi së bashku me bashkëpunëtorë kanë vizituar disa ndërmarrës të rinjë të Prizrenit që udhëheqin me sukses kompaninë “Makerspace”. Shaqir Totaj në programin e tij qeverisës ka prioritet të lartë mbështetjen e bizneseve start-up të të rinjëve dhe grave.

“Të rinjtë e Prizrenit janë të talentuar dhe inovator. Me Fondin e veçantë milonësh për start-upet e reja që vijnë nga të rinjtë dhe gratë, do t’i japim jetë ideve të tyre. Në Qendrën e Inovacionit Makerspace tashmë ka filluar përgatitja e gjeneratës së re të profesionistëve dhe ndërmarrësve të qytetit tonë. Përkrahja si kryetar i ardhshëm do të jetë maksimale” ka thënë Totaj.

Kurse Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur rreth mbështetjes që Shaqir Totaj do të ketë për bizneset star-up të rinisë dhe grave.

“Kam ardhur sot këtë të ju them se, konceptualisht, duke nisur nga unë PDK-ja e shumë njerëz brenda partisë sonë, nga kryesia e re, poashtu dhe ekipi i kandidatit për Kryetar të Prizrenit dhe vet kryetari i ardhshëm. Shaqir Totaj, kanë qenë dhe janë adresë e përfundimit të projekteve madhore dhe lehtësisht të qasshëm gjithëmonë. Prandaj ju premtoj se me qeverisjen e Totajt do të i keni dyert e hapura, do të keni mbështetje dhe njerëz me të cilët mund të bëni debat konstruktiv, zgjidhje të problemeve dhe projekte për të mirën e të rinjëve të Prizrenit” ka thënë Memli Krasniqi në këtë takim.

Të ngjashme