Totaj prezanton projektin e Parkut të ri të qytetit, me parking nëntokësor

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Prizren 07.10.2021- Totaj sot ka prezantuar Parkun e ri të qytetit, në zemër të Prizrenit, me karakter multifunksional, i cili do të transformoj hapësirat pas objektit të Shtëpisë së Bardhë.

“Pas prezantimit të projektit për transformimin e Parkut të Qytetit, në planin e qeverisjes katër vjeçare kemi edhe ngritjen e një Parku të ri në zemër të Prizrenit por që do të ketë karakter multifunksional. Në pamje reale mund ta shikoni tranformimin e hapësirës pas objektit të Shtëpisë së Bardhë që vazhdon deri tek objekti i ish ndërmarrjes Liria, i cili do të largohet.

Në këtë projekt të madh parashihet:

🚦

Nënkalimi nga ish BVI në Bazhdarhane në gjatësi deri 200m

📣

Qendër multifunksionale me hapësira të gjellbërta dhe shtigje për këmbësorë

🗿

Hapësira të dedikuara për aktivitete kulturore

♻️

Kulme të gjelbërta të dedikuara për qytetarët

🅿

Parkingu tri nivelësh me 690 vendparkingje ” ka thënë Totaj,

https://www.facebook.com/watch/?v=866325204248172



Të ngjashme