Ekipi anglez, Tottenham Hotspur, po përgatitë një ofertë të majme prej 119 milionë eurosh për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, shkruan Eldesmarque, njofton Klan Kosova.
Vet bosi i Hotspur, Jose Mourinho, e ka kontaktuar Napolin, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për 28 vjeçarin.
Transferi pritet të bëhet në këtë afat kalimtar të janarit. Koulibaly është një nga mbrojtësit më të kërkuar për momentin në Evropë. Këtë sezon ai ka 13 paraqitje në Serie A për Napolin.