Tottenhami e rikthen interesimin për Balen

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

“Spurs” dëshirojnë ta rikthejnë në Londër yllin uellsian të Real Madridit nga sezoni i ardhshëm

Tottenhami i ka nisur bisedimet me Real Madridin për Gareth Balen.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”.

Nënkampioni evropian synon ta rikthejë yllin uellsian nga sezoni i ardhshëm.

Spurs synon ta transferonin futbollistin e krahut të djathtë qysh në janar, por Reali nuk duket i gatshëm të heq dorë nga ai, së paku deri në verë.

Pa dyshim, ky pritet të jetë sezoni i fundit i Balet në “Santiago Bernabeu”.

Përfaqësuesi uellsian nuk i ka punët edhe aq mirë me trajnerin Zinedine Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme