Tottenhami ka fituar në fund përballjen me Crystal Palacen në xhiron e 28-të të Premier Ligës.
Një gol i Harry Kanet në minutën e 89-të i dha fitoren e radhës ekipit të Mauricio Pochettinos që kthehet në top-katërshe.
Tottenhami ka 55 pikë në pozitën e katërt në tabelë, një më pak se Manchester Unitedi dhe dy më pak se Liverpooli që zënë pozitat dy dhe tre. Chelsea është i pesti me 53 pikë, ndërsa më vonë luan me Unitedin.