Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëMë në Prishtinë dy shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë nën dyshimet për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.
Përmes raportit 24 orësh bëhet e ditur se një viktimë ka pranuar tretman mjëksor, derisa, një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
Dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Pas një pune hetimore nga DHTQNJ, me 24.09.2019 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dy shtetas kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë. Viktima femër K-Shqiptare ka pranuar tretman mjekësor, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse dy tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.