Trafikonin drogë nga Shkodra drejt Malit të Zi, policia arreston dy të rinjtë

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona për trafik lëndësh narkotike dhe armësh në drejtim të Malit të Zi. Dy personat e ndaluar ishin pikasur më parë nga policia por kishin mundur të largoheshin.

Më datë 10 Mars 2018, dy shtetas nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, në vendin e quajtur Shkalla e Selcës, kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike (cannabis sativa), armë dhe municione, por pasi janë hasur nga shërbimet policore, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor janë larguar duke i braktisur ato.

Për një periudhë 18-mujore ka vazhduar hetimi për mbledhjen dhe sigurimin e provave për autorësinë e këtij rasti dhe nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore u arrit që të dokumentohet ky rast trafikimi.

Ditën e sotme u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve 23 dhe 21 vjeç nga në fshati Selcë, Malësi e Madhe. Policia njofton se operacioni është zhvilluar në terren të vështirë malor dhe se gjatë tij janë sekuestruar 74 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme