Tragjedi në Zllapushë vdes fëmija 15 mujash

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 09:25 | Nga

Drejtoria e Policisë Rajonale – Prizren, njofton se në një rrugë në fshatin Zaplluzhë ka ndodhur një aksident trafiku i cili për pasojë ka lënë të vdekur një fëmijë.

Sipas hetuesve të Trafikut Rajonal nga Prizreni, në prani edhe të prokurorit të shtetit, thuhet se gjatë lëvizjes mbrapa me kamion, shoferi ka qenë i pakujdesshëm dhe e ka shkelur një fëmijë rreth 15 muajsh që po lëvizte në rrugë në përcjellje të një fëmije tjetër.

Mjeku i shtëpisë së shëndetit e ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Shoferi është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë.(21Media)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme