Tragjedia në Bullgari, 45 viktimat mbërrijnë pasnesër

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën e Kirurgjisë në Shkup arrin edhe pacienti i 7-të i mbijetuar nga tragjedia me autobus. 45 vjeçari Orhan Aliti, me autoambulancë u soll nga Spitali Porogov i Sofjes pasi gjatë javës iu nënshtrua një operacionit dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore, thonë mjekët kujdestar që bën pranimin e tij.

Përderisa Orhani arriti i gjallë, djali i tij 23 vjeç Visar Aliti në mesin e 45 viktimave do të sillen në arkivol.

Kjo ngaqë analiza e ADN-së, ka përfunduar dhe janë identifikuar 45 trupat e pajetë të aksidentit tragjik që ndodhi një javë më parë në Bullgari. Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin. Por, as autoritetet bullgare e as ato maqedonase nuk publikojnë identitetin e viktimës së 45-të, që u gjet një ditë pas forenzikës së bërë.

Instituti i Mjekësisë Ligjore

“Gjatë ditës së sotme janë kryer të gjitha analizat e ADN-së, duke u bërë edhe identifikimi i 45 viktimave. Përmes krahasimit të qelizave të të ndjerëve dhe familjarëve të tyre tani më secila kufomë dihet kush është.”

Pas kësaj analize tashmë janë duke u bërë përgatitjet shtetërore për transportimin e trupave të pa jetë në vendlindje. Nga Ministria e Punëve të Jashtme, thonë se do të sillen të premten në mëngjes, në Aeroportin e Shkupit dhe të njëjtën ditë do t’u dorëzohen familjeve për ceremonitë mortore.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se analizat e ADN-së ishin të domosdoshme të përdoren për identifikim të kufomave nga që djegia ka qenë e tërësishme.

“Është punuar në mënyrë intensive që këto analiza të ADN-së të kryhen në kohë të shpejtë. Mjekët nga Instituti i Mjekësisë ligjore në Shkup janë duke u ndihmuar kolegëve të tyre në Sofje. Kjo çështje ka përfunduar sot dhe pason organizimi i transportimit të trupave të pajetë tek familjet në Maqedoni.”- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.  

Ndërkaq, autoritetet e hetuesisë bullgare janë duke bërë kërkime të dëshmive për të zbardhur rastin.

Në ekspertizën e parë për tragjedinë në Bullgari, dje në Sofje autoritet konstatuan se rruga kishte mani, por shkaktar për vdekjen e 45 udhëtarëve ishte zjarri në autobus. Konstatohet gjithashtu vonesa prej 6 muajve për vënien e sinjalistikës së trafikut në autostradën famëkeqe të Strumës. Prokuroria, përveç faktorit njeri po heton edhe shkaqet e lëndëve të dyshimta ndezëse në autobus që mund të kenë shndërruar aksidentin në tragjedi./alsat

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme