Tragjike në Turqi, dy aksidente rrugore, 16 të vdekur dhe 30 të plagosur

Prishtinë | 01 Shk 2026 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e dy aksidenteve të rënda rrugore në Turqi, njoftuan sot autoritetet turke. Njëri prej aksidenteve përfshiu një autobus dhe ndodhi në Antalia, një nga qytetet më të mëdha turistike në jug të vendit.

“Shoferi i autobusit fatkeqësisht nuk i mbijetoi, pavarësisht përpjekjeve të bëra. Si pasojë, numri i viktimave ka shkuar në nëntë,” deklaroi guvernatori i Antalias, Hulusi Şahin. Bilanci i mëparshëm fliste për tetë të vdekur. Në total, 25 persona u plagosën.Autobusi, i cili transportonte 34 pasagjerë nga Rodosto (Tekirdağ) drejt Antalias, u përmbys sot në mëngjes rreth orës 10:20 në një autostradë që ishte bërë e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të shiut, sqaroi guvernatori.

“Gjithashtu kishte mjegull. Bëhet fjalë për një kryqëzim ku nuk duhet lëvizur me shpejtësi të madhe, por duket se autobusi ka hyrë me shpejtësi të lartë,” shtoi ai.

Të ngjashme