Trajkoviçit i pengon qëndrimi i Kurtit në negociata: Ai po sillet sikur Serbia të ishte ndarë nga Kosova

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka reaguar pas takimeve që kanë ndodhur dje në Berlin dhe pas darkës në mes të Kurtit dhe Vucicit në të cilën mori pjesë edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Trajkovic ka thënë se që negociatat të jenë të suksesshme atëherë kryeministri Kurti duhet të ulë vetëvlerësimin e tij, meqë sipas Trajkoviqit shefi i Qeverisë kosovare po sillet sikur “Serbia të jetë shkëputur nga Kosova dhe jo anasjelltas”.

“Ai po sillet me një ngurtësi të tillë, saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas.Nëse një sjellje e tillë vlerësohet, separatistët tjerë ndoshta do të inkurajohen”, ka shkruar Trajkoviq.

Të ngjashme