Trajneri brazilian tenton ta rrahë gazetarin pas ndeshjes

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 15:15 | Nga

Oswaldo de Oliveira ishte i pakënaqur me mënyrën e pyetjeve nga një gazetar, andaj kërkoi që ta grushtonte.

Atletico Mineiro befasisht barazoi me rezultat 1-1 me klubin nga kategoria e katërt braziliane, Atletico Acreano, në atë që është rrethi i parë i Copa do Brasil të mërkurën mbrëma.

Rezultati nuk ishtë me i miri për vizitorët dhe e la trajnerin De Oliveira në disponim të keq.

Në intervistën pas ndeshjes para një grupi të gazetarëve, njëri prej tyre e pyeti: “U duk thua se Atletico nuk e ka ditur nëse ka dashur të sulmojë në krah, ose të kundërsulmojë, ose nëse ka sulmuar nga mesi”.

Kjo pyetje e nervozoi tej mase dhe nxiti reagimin frustrues të Oswaldo de Oliveiras, i cili tashmë ishte përplasur në tunel me gazetarin e njëjtë për shkak se ishte i bezdisshëm në raprot me të.

Kështu pas pyetjes Oliveira shkoi pas tij në tentim për ta rrahur derisa një zyrtar të intervenonte për ta mbajtur larg prej gazetarit deri në momentin kur trajneri u qetësua.

Është i rallë një reagim i tillë prej një trajneri në skenën e futbollit botëror.

https://youtu.be/MCBCqfPuvyM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme