Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka shpërndarë disa fotografi nga Peja, e cila mbrëmë pati shumë vërshime dhe vdiqën dy persona.
“Pamje apokaliptike nga qyteti i Pejës”, ka shkruar Kuka.
Ai ka bërë apel ekipeve të emergjencës që t’i ndihmojnë qytetarët që kanë nevojë.
Kuka ka thënë se shumë lagje, mëngjesin e sotëm janë duke u përballur me mungesë të ujit, rrymës e “probleme tjera”.
Postimi i plotë i Kukës: