Trajneri i Apoelit: Jemi favoritë, kemi ardhur për fitore

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Kundërshtari i radhës i Gjilanit është APOEL Nicosia, në ndeshjen e rundit të parë kualifikues në Ligën e Evropës.

Trajneri i APOEL-it, Marinos Ouzounidis në konferencë për shtyp ka deklaruar së janë gati 100 dhe se ndihen favoritë në këtë takim.

“Nuk ndjemë kurrfarë presioni pas barazimit në kampionat, pasi ka qenë ndeshja e parë e sezonit. Ne do të japim 100 për qind nga vetja në ndeshjen e së enjtes, do të bëjmë maksimumin dhe natyrisht se ndihemi favoritë për shkak se i kemi bërë të gjitha përgatitjet e mundshme gjatë kësaj kohe”.

Tutje ai ka shtuar se këtë ndeshje e kanë marrë me seriozitet të madh dhe se kanë ardhur vetëm për fitore.

“Do ta marrim këtë ndeshje me seriozitet dhe me angazhimin e të gjithë lojtarëve besoj që do t’ia dalim. Shanset që do të kemi do të mundohemi t’i shfrytëzojmë dhe t’ia dalim. Do ta marrim këtë lojë shumë seriozisht dhe ta fitojmë për ta kaluar në raundin tjetër”, u shpreh Ouzoudis, duke shtuar se e njohin Gjilanin.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe APOEL Nicosia zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00.

Të ngjashme