Trajneri i PSG-së, Galtier: Messi meriton një trajtim të veçantë

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka thënë se Lionel Messi është i përjashtuar nga detyrat mbrojtëse dhe i tha ekipit që të punojë shumë për t’i dhënë lirinë yllit argjentinas.

Messi ishte ylli i shfaqjes pasi PSG erdhi nga disavantazhi për të mposhtur Toulouse me rezultat 2-1 të shtunën mbrëma.

Gjigantët francezë ishin pa Kylian Mbappe dhe Neymar për ndeshjen e Ligue 1 dhe Galtier thotë se Messit duhet t’i jepet gjithë mbështetja që mundet për të bërë diferencën.

“I kërkoj skuadrës të luajë për Leon dhe të punojë për të. Ai duhet të përjashtohet nga detyra të caktuara”, ka thënë fillimisht Galtier.

“Partnerët e tij duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’u rikuperuar dhe për të krijuar lëvizje në mënyrë që ai të gjejë pasime, të cilat janë kaq të rralla në futbollin e sotëm, në hapësira kaq të vogla”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Toulouse shkoi përpara në Parc des Princes të shtunën, por skuadra vendase u kundërpërgjigj përmes Achraf Hakimi. Messi më pas shënoi golin e fitores në fillim të pjesës së dytë dhe goditi shtyllën me një tjetër përpjekje.

Skuadra e Galtier është sërish në aksion të mërkurën kur do të përballet me rivalët e Marseille në Coupe de France.

Të ngjashme