Trajneri kondicional turk, Mustafa Serdar Basaran i bashkangjitet stafit teknik të Llapit

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka arritur të angazhojë në kuadër të stafit teknik, trajnerin kondicional nga Turqia, Mustafa Serdar Basaran.

Ai vjen në Kosovë me një karrierë tejet të pasur, pasi ka qenë në shumë klube të mëdha në Turqi.

Trajneri kondicional është angazhuar menjëherë me klubin në Durrës dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Llapit të jenë fizikisht të përgatitur për stinorin e ri pranveror.

Ai do jetë pjesë e jona për periudhën kohore të 6 muajve në vijim.

https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10157833679627243

41 vjeçari në karrierën e tij ka punuar në klube me emër në Turqi, ndërsa në edicionin e fundit ka qenë pjesë e NK Çelik në Bosnje-Hercegovinë, transmeton telegrafi.

Ka bërë karrierë edhe tek Instanbulspor dhe Adanaspor në Superligën turke, Adanademirspor FK, Denizlispor FK, në Kombëtaren e Turqisë gjatë fazës përgatitore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme