Unai Emery, ka thyer heshtjen e tij për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Neymar.
Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka thyer heshtjen e tij rreth spekulimeve që lidhin gjigantët francezë me një lëvizje sensacionale prej 196 millionë paund për Neymar.
Trajneri spanjoll konfirmoi interesin e tyre, duke deklaruar se blerja e brazilianit do t’i çonte ato në fitimin e Ligës së Kampionëve.
Barcelona është e bindur se skuadra nuk do të largojë nga Camp Nou brazilianin, por PSG janë të prirur për të nënshkruar atë që do të ishte një marrëveshje e rekordit botëror.
“PSG dëshiron lojtarët më të mirë në botë, të cilët janë në klubet më të mira në botë”, tha Emery për L’Equipe. “Nëse dëshirojmë të konkurrojmë me Bayern Munchen, Barcelonën, Real Madridin dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve, atëherë PSG duhet të ketë një lojtar të klasit më të lartë botërorë. Ne po përpiqemi ta marrim dhe të nënshkruar këtë verë. ”