Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me programin “Kapja e shtetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi”, i cili zbatohet nga rrjeti global Transparency International, kanë publikuar raportin “Tregtimi i shëndetit publik për përfitime private”.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu tha se firmat ndikojnë në politikat e shteti për të përfituar privatisht, raporton Ekonomia Online.
“Në raport kemi analizuar disa segmente dhe shohim se si shteti ndikon te firmat dhe si firmat ndikojnë te politikat e shtetit për fitime private”.
Mona Niemeyer nga Transparency International, tha se qëllimi i këtij projekti është për të përmirësuar qeverisjen duke zvogëluar korrupsionin.
“Parimisht është si një kontroll mjekësore e sistemit kundër-korrupsion të vendeve. E kemi kuptuar që lufta kundër korrupsionit nuk pi shkon mirë, targeti ndaj një sektori nuk na qon atje ku duam”.
“Kemi identifikuar sektorë me rrezik të lartë, si i shëndetësisë, planifikimi urban. Pyetja për tu përgjigjur është që të shohim elemente të kapjes së shtetit. Ajo përkufizohet kur vendimet politike orientohen larg sektorit publik përmes mjeteve korruptive”.
Ajo vlerësoi se përmes kapjes së shtetit dhe nivelit të lartë të korrupsionit vendimet e institucioneve nuk janë në interes të publikut. Ajo deklaroi se strategjia e re e zgjerimit të BE-së ka sqaruar se anëtarësimi do të jetë i mundur vetëm nëse mbizotëron zbatimi i ligjit.
Arben Kelmendi menaxher i projekteve në KDI, tha se sektori i shëndetësisë ka rrezik më të lartë të jetë pre e korrupsionit. Megjithatë, ai ka thënë se kanë dilema nëse sektori i shëndetësisë është i kapur. Më shumë ai vlerësoi se në këtë sektor më shumë një mikro-kapje.
“Nuk mund të themi që është kapje e shtetit, më shumë është një mikro-kapje. Kemi grupe që kontrollojnë sektorë të ndryshëm brenda sektorit të shëndetësisë. Mosndëshkueshmeria e akterëve të përfshirë. Kemi rastin kur vet ish-ministrin e shëndetësisë që ka qenë në grup”.
“Kemi rënë në dileme nëse mund të themi nëse sektori i shëndetësisë është i kapur prej një grupi të vogël të njerëzve. Ka elemente të kapjes se shtetit, por s’mund të themi me siguri të plotë se ka kapje”.
Përkundër problemeve ai tha se ka seriozitet në punën e ministrisë aktuale, derisa e quajti lajm ta mrekullueshëm heqjen e listës së pritjes për të kryer stentimin.
Ai deklaroi se shëndetësia në Kosovë ka nivel të ulët të financimit dhe kjo reflektohet në gjendjen aktuale të këtij sektori. Sipas tij, shpenzimet për këtë sektorë janë 5 herë më të vogla se Shqipëria dhe 7 herë më të vogla se Mali i Zi.
Ardian Ferizi, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha pjesa më e madhe e raporti trajton çështje që i takojnë Qeverisë së kaluar.
Ai ka deklaruar se me ardhjen e ministrit Ismaili kanë vendosur disa prioritete, në mesin e tyre edhe heqja e listave të pritjes, ku tha se kanë shënuar rezultate.
“E para ka qenë evitimi i listave të pritjes në kardiokirurgji dhe kardiologjinë invazive. Rezultatet i kemi prekur. Kemi kërkuar edhe trajnimin e stafit për kryerjen e operacioneve te tilla”.
Sipas tij, prioritet ka qenë dhe po punojnë në furnizimin e QKUK-së me pajisjet qe mungojnë i mungojnë, sidomos të diagnostika dhe radiologjia.
Ndërsa sa i përket barnave, Ferizi tha se ministri nuk ka pranuar të nënshkruajë disa blerjen e disa barnave që kanë qenë me të shtrenjta se në treg.
Në raportin e KDI-së janë marrë dy raste studimore, sistemi i referimit spitalor për shërbimet e kardiologjisë dhe furnizimi me barna esenciale dhe material shpenzues.
Aty thuhet se shkaku kryesor i orientimit të qytetarëve drejt sektorit privat për shërbimet shëndetësore dhe ilaçet është keqmenaxhimi kronik i sistemit të kujdesit shëndetësor publik që rezulton nga praktikat e klientelizmit në nivel qendror, kapja rregullatore dhe korrupsioni.
KDI vlerëson se MSh-ja dëmtohet nga praktikat klienteliste dhe përpjekjet për të vendosur kontrollin politik, raporton EO.
Në raport KDI rekomandon të ulet ndikimi politik dhe komercial në MSh dhe institucionet e tjera përgjegjëse për shëndetin publik.
Ajo kërkon që të zgjidhen problemet e shumta që lidhen me prokurimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore që redukton disponueshmerinë dhe/ose cilësinë e tyre.
Rekomandim tjetër është forcimi i mekanizmave për identifikimin, parandalimin dhe raportimin e shkeljeve të dispozitave ligjore nga ofruesitne kujdesit shëndetësor.
KDI kërkon edhe që të shfrytëzohen zotimet karshi integrimit në BE që t’i bëhet presion elitave politike drejt reformave.