Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se transporti publik në kryeqytet do të ndërpritet në ora 20:00.
Ai ka thënë se ky vendim do të vlej deri në masat e ardhshme.
Ahmeti këtë e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Faceobook, ku po ashtu njoftoi se kanë pajisur autobusët me dezinfektues derisa ata ende janë në funksion.
“Dezinfektues edhe në autobusë, përderisa funksionon. Kanë nevojë së paku punëtorët shëndetësorë dhe ata që ende punojnë të lëvizin. Transporti publik ndërpritet në 20:00 deri në masat e ardhshme”, shkruan Ahmeti.