Policia në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur që në Vërmicë, është arrestuar një person e kjo sipas policisë ka ndodhur për shkak që i njëjti transportonte me veturën e tij, 7 persona shtetas të huaj.
Po ashtu pas intervisitimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se me veturën e tij po transportonte 7 persona shtetas të huaj. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.