Trazirat në SHBA – Çfarë ka brenda “Capitol Hill”

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

“Capitol Hill” është zonë në Washington në të cilën ndodhet Kongresi Amerikan dhe është vendi ku shkruhen, debatohen dhe miratohen ligjet.

Pjesa quajtur “The Hill” ndodhet përreth ndërtesës së “Capitol”-it, ku janë të vendosura Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, si dhe ndërtesa tjera të zyrave. Kjo është ajo ku ligjvënësit e zgjedhur dhe stafi i tyre punojnë dhe takohen për të bërë punët e tyre.

“Hill” gjithashtu përfshin disa zona të tjera kryesore – të tilla si Gjykata e Lartë e SHBA-së dhe Biblioteka e Kongresit, transmeton Klan Kosova.

“Capitol” është ndërtesa e famshme me kupolë të bardhë e përfunduar për herë të parë në 1800, si dhe është vendi ku Joe Biden do të betohet si presidenti i ardhshëm i SHBA në 20 Janar, shkruan BBC.

Të ngjashme