Tre dëshirat e peshkatarit

Një burrë po peshkonte buzë liqenit dhe pas shumë orësh kap një peshk të artë. Peshku i flet me zë njeriu:

  • “Të lutem më lësho, dhe unë do të plotësoj tri dëshira. Por me një kusht: çfarëdo që të kërkosh ti, komshiu yt do ta marrë të dyfishuar!”

Burri mendon pak dhe thotë:

  • “Dëshira e parë: Dua një shtëpi luksoze, nga ato më të shtrenjtat në botë.”
    Puf! Shfaqet shtëpia e tij e re. Por kur shikon matanë rrugës, komshiu kishte një vilë dy herë më të madhe.

Burri nxehet pak, por vazhdon:

  • “Dëshira e dytë: Dua 10 milionë euro në llogarinë time bankare.”
    Puf! Banka i njofton transfertën. Por merr vesh se komshiu sapo kishte marrë 20 milionë euro.

I bërë xhind nga xhelozia që komshiu po fitonte më shumë se ai pa bërë asgjë, burri mendohet gjatë për dëshirën e tretë. Në fund buzëqesh me djallëzi dhe i thotë peshkut:

  • “Për dëshirën e tretë… të lutem më hiq njërin veshkë!”

Të ngjashme