Tre ministrat e Nismës në qeverinë e re

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 15:00 | Nga

Nisma për Kosovën ka vendosur emrat e tre ministrave të saj në Qeverinë Haradinaj, pas një mbledhje të gjatë që Kryesia e ka mbajtur sot.

Bajram Hasani do të jetë ministër i Tregtisë dhe Industrisë; Shyqiri Bytyqi pritet të jetë ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; ndërsa ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jetë Skendër Reçica.

Hasani dhe Bytyqi janë dhe kandidatë të Nismës për kryetarë të komunave, në Gjilan dhe Prishtinë.

Nismës i takon edhe posti i zv-kryeministrit, që do ta ushtrojë Fatmir Limaj, raporton Indeksonline.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme