Tre mjekë rusë që rezultuan pozitivë me Coronavirus, bien nga dritaret e spitalit në mënyrë misterioze

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Tre punonjës shëndetësorë në vijën e parë të frontit në Rusi, kanë rënë nga dritaret e spitalit në mënyrë misterioze gjatë dy javëve të fundit.

Siç raporton CNN, kjo ka ngjallur dyshime dhe ka ngritur dilema të shumta në Moskë gjatë kësaj kohe pandemie me koronavirusin Covid-19, transmeton KOHA.

Dy prej mjekëve të rënë nga dritaret kanë vdekur derisa njëri prej tyre është i shtrirë në spital.

Të tri rastet po hetohen nga autoritetet ruse derisa kanë ngritur pyetje e diskutime të shumta në media e rrjete sociale.

Alexander Shulepov, mjek në Voronezh, qytet rreth 320 milje në jug të Moskës, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka rënë nga kati i dytë i spitali Novousmanskaya ku ai po punonte dhe më pas po merrte trajtim pasi rezultoi pozitivisht me koronavirus.

Në një video të publikuar, Shulepov dhe kolegu i tij Alexander Kosyakin, kishin thënë se ishin detyruar të vazhdojnë punën në spital pavarësisht se kishin testuar pozitivë.

Kosyakin më parë kishte kritikuar ashpër administratën spitalore në mungesë të mjeteve mbrojtëse, dhe ishte marrë në pyetje nga policia ruse kinse për përhapje të lajmeve të rreme.

Spitali i ka demantuar këto lajme, duke thënë se ka pajisje mjekësore të mjaftueshme derisa për Shulepovin e Kosyakin, kanë thënë se “ishin mbingarkuar emocionalisht”.

Elena Nepomnyashchaya, është ushtruese detyre në qytetin siberian të Krasnoyarsk, e cila më 1 maj vdiq në kujdesin intensiv, e cila po ashtu kishte rënë nga dritarja.

Spitali ka lëshuar deklarata duke thënë se të tre mjekët po trajtoheshin në Intensivë derisa vdekjet i kanë cilësuar “aksidente tragjike”, porse nuk dihet me saktësi pse kanë rënë pikërisht të tre nga dritaret e spitalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme